Zjarr në Gjykatën e Kumanovës, digjet pjesa e arkivës

by admin
Spread the love

Një zjarr në orët e para të mëngjesit të sotëm ka përfshirë Gjykatën Themelore të Kumanovës, gjegjësisht bodrumin e objektit ku gjendet arkiva e kësaj gjykate.

Sipas raportimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në ora 01:35 në objektin e gjykatës në pjesën e bodrumit, ku gjendet arkivi i gjykatës, përcjell INA.

“Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikës me dy automjete, me ç’rast zjarri është lokalizuar, por ekipet e qendrës për menaxhim me kriza janë në vendin e ngjarjes”, thekson QMK. Priten informacione më të detajuara nga organet hetimore.

You may also like