Zjarr në fshatin Reçan, Gostivar

by admin
Spread the love

Të punësuar në “Pyjet e Maqedonisë” dhe zjarrfikës ndërmarrin masa që ta lokalizojnë zjarrin pyjor, i cili paradite shpërtheu në afërsi të fshatit Reçan, Gostivar.

Sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, për zjarrin janë paraqitur në numrin e telefonit 112, ndërsa në vend është dërguar një ekip prej tre zjarrfikësve dhe një automjet zjarrfikës.

“Informatat e para tregojnë se po digjet bar i thatë dhe pyll me shkurre, por është përfshirë edhe një pjesë e pyllit me drunj të lartë”, informojnë nga QMK.

Pas denoncimit të zjarrit në atarin e fshatit Reçan, janë kontaktuar Pyjet kombëtare – Filiali Sharr-Gostivar, të cilët kanë dërguar në terren ekip për të shuar zjarrin.

MARKETING




You may also like