Zidane refuzon PSG, në Paris po mendojnë për Didier Deschamps

by admin
Spread the love

Zinedine Zidane nuk do të marrë drejtimin e PSG. Sipas asaj që raporton Telefoot, ish-trajneri i Real Madrid e ka refuzuar ofertën e bërë nga drejtuesit e PSG dhe nuk ka pranuar që të fillojë një aventurë me klubin nga kryeqyteti i Francës.

Zidane ishte kandidati kryesor që dëshironin drejtuesit nga Parisi, ndërsa njëkohësisht janë kërkuar edhe Antonio Conte dhe Joachim Loeë. Megjithatë, prioritetet tashmë kanë ndryshuar dhe PSG është hedhur në sulm për një tjetër trajner.

Bëhet fjalë për Didier Deschamps që aktualisht është trajneri i kombëtares së Francës. Sipas të njëjtit burim, PSG do të ulë në krye të stolit Deschamps pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar. Megjithatë, numri 1 i stolit francez ende nuk e ka dhënë përgjigjen e tij. /oversport.tv

Foto: Équipe de France de Football, Facebook

You may also like