Ziadin Sela takon kryetarin e Partisë Demokratike në Kosovës: Diskutuam për çështjet jetike që tangojnë shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memeli Krasniqi. Ka qënë vetë Sela ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se gjatë këtij takimi në fokus të diskutimit kanë qenë çështjet jetike që tangojnë shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët.

Gjithshtu në këtë takim u theksua dhe rëndësia për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit jo vetëm mes subjekteve politike, por edhe mes dy vendeve.

Sot, bashkë me sekretarin gjeneral, Arben Taravari dhe kordinatoren e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti patëm nderin të takojmë Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi, me të cilin diskutuam çështjet jetike që tangojnë shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut!

Sfidat me të cilat përballen vendet tona, qytetarët dhe perspektiva e tyre, mbeten shqetësimi parësorë i subjekteve tona politike. Në këtë takim, mjaft të rëndësishëm u theksua edhe rëndësia për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit jo vetëm mes subjekteve politike, por edhe mes dy vendeve tona.

Projektet e përbashkëta, lidhja infrastrukturore, shkëmbimi dhe zhvillimi ekonomik dhe integrimi euro-atlantik mbeten përcaktimi strategjik i joni dhe qytetarëve që përfaqësojmë”, shkruan Sela.

You may also like