Ziadin Sela akuzon bllokun opozitar

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, ka sulmuar opozitën shqiptare. Pa përmendur emra, por që le për t’u kuptuar se për kë bëhet fjalë, ai tha se ata si forcë e parë opozitare asaj kohe u kanë shtrirë dorën të gjitha forcave opozitare shqiptare.

“Këta që sot i thonë vetes opozitar, te Aleanca për Shqiptarët kanë gjetur vetëm dorën e zgjatur të bashkëpunimit. Edhe duke ua ditur fuqinë e tyre politike, ne jemi sjellë me vizion për një bllok të madh opozitar, për të sjellë ndryshimin sa më shpejt. Ne i kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit një force politike që mund të merrte 1 apo 2 deputet, ne u dhamë 4. Në fund na kthyen shpinën dhe ikën, ndërsa sot në opozitë na tregojnë moral”,  tha Sela. Ai ka vazhduar me akuza të tjera, por sërish papërmendur emra.

”Këtij tjetrit i dhamë pushtet në mënyrë që ky bllok opozitar të bëhet më i fortë, ashtu edhe në 2017 kur ishim pjesë e Qeverisë të vetëdishëm që koalicioni me Lëvizjen Besa asokohe na nxjer nga Qeveria, këta bën lojën u ndanë në dysh na nxorën prej Qeverie dhe hyrën vetë. Dhe sot u bënë bashkë sepse u mungoi motivi, Qeverisja. Ne u dhamë pushtet lokal ne mënyrë që të ndërojnë bllokun e potencën e opozitës, ata vrapuan pas njerëzve të Aleancës që ta dobësojnë por nuk ia arritën” – shtoi Sela.

MARKETING




You may also like