Zhvillimet në PD, analisti Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: Fund tragji-komik

by admin
Spread the love

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Sali Berishës. “FUND TRAGJI-KOMIK”, shkruan Spahiu teksa krahason listën e sotme me grupin parlamentar të PD në 1991.

Postimi i Kreshnik Spahiu:

“Krahasoni elitën shqiptare në grupin parlamentar PD 1991, në kontrast me Partinë familjare që u zgjodh sot:

Abdi Baleta, Dashamir Shehi, Pjetër Arbnori, Petrit Kalakulla, Tomor Malasi, Tomor Dosti, Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Preç Zogaj, Genci Ruli, Uran Budka, Neritan Ceka, Merita Zaloshnja, Eduard Selami, Gramoz Pashko……

– Dje: Këta fituan çdo qytet dhe 1.2 milion vota….

– Sot: Dhëndri, nipat, kunatat, mbesat, sekretaret e shefit do mundin Presidentin Biden! FUND TRAGJI-KOMIK”, shkruan Spahiu.

You may also like