Zhvillimet e fundit në FFK, jep dorëheqje njëri nga njerzit më meritor për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA

by admin
Spread the love

Afaristi i suksesshëm nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Bunjaku ka qenë krahu i djathtë i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, derisa dha kontribut për pranimin e Kosovës në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit siç janë UEFA e FIFA.

Bunjaku ka qenë që nga viti 2016 pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Gazeta Olle ka mësuar se Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje të parevokushme nga pozita si anëtar i KE të FFK-së.

Bunjaku i ka bërë të qartë Komitetit Ekzekutiv dhe kryetarit të FFK-sê, Agim Ademit se ka dhënë dorëheqje shkaku i zhvillimeve të fundit dhe debateve në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar e që nuk ka qenë fare i njoftuar.

Ndër të tjera Flamur Bunjaku tha se kontributi i tij ka qenë vullnetar dhe kontributdhënës pa përfituar asgjë.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe.

You may also like