Zhgënjim i radhës i RMV-së në Kampionatin Botërorë – Shqip

by admin
Spread the love

Në Krakovë, Maqedonia e Veriut – Holanda 24-34

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut mbrëmë e pësoi edhe humbjen e dytë në grupin F, në kampionatin botërorë hendbollit për meshkuj, kësaj radhe nga Holanda me rezultatin e thellë 34-24 (18:12).

Pas disfatës nga Norvegjia, të gjithë shpresonin se kundër Holandës reprezentuesit tanë do të reflektojnë dhe do të japin më të mirën që mundin, por ato serish zhgënjyen me lojën dhe angazhimin dhe si rezuultat i gjithë kësaj ndodhi humbja me 10 gola diferencë.

Lojtari më efikas i ndeshjes ishte Smits me 10 gola të shënuarm ndërsa pë Maqedoninë e Veriut më efikas ishin Filip Kuzmnovski dhe Zharko Peshevski me nga katër gola.

Në ndeshjen e tretë të grupit F, Maqedonia e Veriut do të përballet me Argjentinën, ndeshje kjo që do të zhvillohet të martën me fillim në orën 18:00, në Krakovë të Polonisë.

Rezultatet

Belgjika – Tunisi 31-29

Egjipti – Maroko 30-19

Gjermania – Serbia 34-33

Maqedonia e Veriut – Holanda 24-34

Danimarka – Bahreini 36-21

Kroacia – SHBA 40 – 22

Katari – Algjeria 29-24

Norvegjia – Argjentina 32-21

 

 

Sot në program janë këto ndeshje: Brazili – Kepi i Verdes, Mali Zi – Kili, Korea e Jugut – Islanda, Sllovenia – Franca, Irani – Spanja, Polonia – Arabia Saudite, Portugalia – Hungaria dhe Uruguai – Suedia.

 

Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/

You may also like