Zhgënjejnë Kosova dhe Spanja, Portugalia fluturon në krye me Ronaldon

by admin
Spread the love

Portugalia ka marrë fitoren e parë në këtë edicion të Nations League, pasi ka mposhtur në shtëpi pastër 4-0 Zvicrën. Protagonist në suksesin e portugezëve ka qenë i zakonshmi Ronaldo, që ka shënuar një dygolësh dhe ka ngjitur skuadrën e tij në krye të grupit 2 të Ligës A.

Zhgënjen Spanja që merr një tjetër barazim në grup, kësaj radhe përballë Çekisë. Vendasit flirtuan me fitoren, por një gol i Inigo Martinez në minutat e fundit të takimit ka shpëtuar Spanjën nga humbje.

Në Ligën B, Serbia fiton 4-1 përballë Slovenisë, ndërsa Norvegjia fiton në transfertë derbin nordik përballë Suedisë, falë një dygolëshi të Haaland.

Kosova ndonëse luan mirë nuk arrin të evitojë humbjen përballë Greqisë, që fiton minimalisht 1-0 në “Fadil Vokrri”. Maqedonia e Veriut fiton ndaj Gjibraltarit, ndërsa sfida Qipro-Irlandë e Veriut mbyllet në barazim pa gola. Gjeorgjia surprizon Bullgarinë dhe fiton me goleadë 5-2 në transfertë.

Në Ligën D Malta ka fituar 2-0 në transfertë përballë San Marinos.

Foto: Portugal Twitter

You may also like