Zhdukja e Vis Martinajt, Rrumbullaku: Do të flasim me fakte dhe prova

by admin
Spread the love

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është pyetur këtë të premte nga gazetarët për zhdukjen e të shumëkërkuarit të policisë Ervis Martinaj.

Ai është shprehur se për këtë çështje strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht ndërsa shtoi se Policia e Shtetit do të flasë me fakte dhe prova.

“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, rezulton të jetë i zhdukur për rreth 40 ditësh.

Ai është shpallur në kërkim nga policia pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha para hetuesve se Ervis Martinaj kishte porositur vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Ndërkohë për zhdukjen e tij kryeministri Edi Rama tha dje në “Opinion” se policia ka një version, por për ta komunikuar zyrtarisht duhen prova.

You may also like