Zhbllokoi merkaton e Romës, Afena-Gyan zyrtarizohet tek ekipi i ri

by admin
Spread the love

Felix Afena-Gyan nuk është më një lojtar i Romës. Talenti është larguar zyrtarisht nga kryeqyteti dhe është transferuar tek ekipi i sapo ngjitur në Serie A, Cremonese.

Kanë qenë vetë verdhekuqtë që me anë të një postimi në rrjetet zyrtare kanë bërë publik lajmin. Në të thuhej se Gyan është transferuar përfundimisht tek ekipi i Cremoneses, duke i uruar më të mirat për karrierën e tij.

Largimi i Gyan drejt Cremoneses ishte edhe ai që zhbllokoi merkaton e Romës që bleu Andrea Belottin. Gyan konsiderohej si një nga talentet më premtues për Romën, por hapësirat e pakta në ekip detyruan kryeqytetasit ta largonin. /oversport.tv

Foto: uscremonese.it

You may also like