Zgjedhjet në Itali/ Exit poll: E djathta ekstreme drejt fitores. Meloni kryeministrja e parë grua

by admin
Spread the love

Italia votoi sot për qeverinë e re, ku duket se e djathta ekstreme është drejt fitores së thellë.

Exit pollet e para të cilat kanë dalë pak pas mbylljes së procesit të votimit, shpallin fituese të djathtën ekstreme në Itali.

Sondazhet i dhanë aleancës së djathtë një epërsi komanduese, me 41-45% të votave.

Projeksionet flasin për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, të përbërë nga Forza Italia e Silvio Berluskonit, Lega Nord e Mateo Salvinit dhe Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit.

Giorgia Meloni pritet të jetë kryeministrja e re e Italisë, me të djathtët që pritet të drejtojnë vendin pa patur nevojën e partive të tjera në koalicion.

Zgjedhjet e parakohshme në Itali u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit, Mario Draghi.


Top Channel

You may also like