Zgjedhjet, ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 16:00

by admin
Spread the love

Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, qytetarët e Bashkisë Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë, i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Sipas raportimeve në KQZ, pjesëmarrja deri në orën 16:00 ka qenë 25.66% e atyre që kanë të drejtë për të votuar.

Ajo që vihet re, është se Dibra ka pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në krahasim me pesë bashkitë e tjera.

Dibër – 37.23%

Durrës – 21.38%

Lushnjë – 30.78%

Shkodër – 22.91

Rrogozhinë – 25.43%

Vorë – 33.94%

Kujtojmë se në tri qendra votimi në Shkodër u shpall pavlefshmëria, për shkak se për mbi 5 orë nuk ka pasur votues.

Kjo gjendje është shkaktuar për shkak të motit të keq, temperaturave të ulëta dhe borës, duke bërë të mundur që banorët të marrin pjesë votime.

Tashmë qytetarët kanë në dispozicion edhe 2 orë e 30 minuta, që t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinjt të bashkivë të cilat sot mbajnë zgjedhjet.

You may also like