Zgjedhja dhe rruga janë të qarta, Maqedonia e Veriut plotësisht e integruar në Bashkimin Evropian – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka përfunduar vizitë zyrtare treditore në Bruksel, gjatë së cilës Republika e Maqedonisë së Veriut ka hapur kapitujt 9 – Shërbimet financiare dhe 28 – Të drejtat e konsumatorit dhe shëndeti publik nga Klasteri 2 – Tregu i brendshëm, i cili është një nga grupet mbështetëse për shkak të madhësisë dhe rëndësisë së tij, sepse përmban kapitujt mbi 4 liritë themelore të cilat janë baza e marrëveshjes së themelimit të Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se procesi integrues i vendit është stabil dhe se zgjedhja është e qartë, Maqedonia e Veriut është plotësisht e integruar në Bashkimin Evropian, konstatim i cili ka dalë nga takimi me komisionerin evropian për ekonomi, financa, tatime dhe dogana, Paolo Xhentiloni, me të cilin pati një takim gjatë vizitës së punës në Bruksel. Bytyqi theksoi se Xhentolini konfirmoi përkushtimin dhe qëndrimin e Komisionit Evropian se Maqedonia e Veriut është me rëndësi strategjike për Bashkimin.

“Jemi fuqimisht të përkushtuar për harmonizimin e ligjit dhe rregulloreve të Bashkimit Evropian me synimin për anëtarësim të plotë. Por më e rëndësishmja, përgatitja dhe rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë vendase me synimin për një kalim më të shpejtë dhe më të lehtë në tregun e përbashkët të BE-së. Nga ne varet, duhet të punojmë në shtëpi, të gjithë së bashku drejt realizimit të këtij objektivi deri në vitin 2030”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri theksoi se rruga për arritjen e këtij qëllimi është e qartë, harmonizimi më i madh i rekomandimeve dhe direktivave të Komisionit Evropian, forcimi i konkurrencës përmes investimeve që sjellin vlerë të shtuar, investimeve në arsim dhe investime në hulumtim dhe zhvillim si dhe në kapital njerëzor.

“Le të krijojmë një treg pune që mund të jetë gati për industrializimin e katërt, konkurrues dhe lehtësisht të adaptueshëm. Të vazhdojmë me promovimin e bashkëpunimit rajonal duke ridefinuar zinxhirët e furnizimit si dhe duke diversifikuar burimet e energjisë dhe duke rritur kapacitetet nga burimet e rinovueshme të energjisë”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi ka zhvilluar edhe disa takime zyrtare me drejtorët e përgjithshëm në Drejtorinë për arsim, rini, sport dhe kulturë, si dhe në Drejtorinë për hulumtim dhe zhvillim, dhe në këto takime u shpreh mbështetje e sinqertë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Në takimin me drejtorin e drejtorisë së CEFTA-s u diskutuan planet aktuale dhe të ardhshme dhe politikat ekonomike, të cilat ne si anëtare të barabartë të CEFTA-s jemi të përkushtuar t’i zbatojmë, ndërsa në takimin me Eurochambers u shpreh gatishmëria për mbështetje nga oda që bashkon odat më të mëdha ekonomike në Evropë me qëllim të integrimit më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.

https://www.youtube.com/watch?v=ZwRIHrVdEV4

 

You may also like