Zëvendësministri Ahmeti takoi ambasadorin Fabien Penone

by admin
Spread the love

Sot në Paris, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik
Ahmeti së bashku me Ambasadorin Mehdi Halimi dhe këshilltarin e jashtëm
Kushtrim Istrefi, takoi Drejtorin e Departamentit për OKB, Organizata
Ndërkombëtare, të Drejtat e Njeriut dhe Frankofoni, në kuadër të Ministrisë për
Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Ambasadorin Fabien Penone.

U diskutua mbi strategjinë e Republikës së Kosovës në dimensionin
multilateral dhe hapësirat ku mund të ketë bashkëpunim mes të dyja vendeve.
Poashtu, diskutimi vazhdoi për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim
në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që ka kjo organizatë për të drejtat e të
gjitha komuniteteve dhe secilit qytetar të vendit. Palët u pajtuan që të
vazhdojnë komunikimin dhe koordinimin për arritjen e këtyre synimeve të
përbashkëta.

Në fund, Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi z. Penone për mbështetjen e
përhershme të Francës për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

You may also like