Zero shqiptar në Kanalin Anglez për dy javë – Shqip

by admin
Spread the love

Flukset e refugjatëve dhe emigrantëve në Kanalin Anglez kanë qenë zero për dy javë, periudha më e gjatë pa ardhje të reja në Britani që nga prilli i kaluar.

Ministria britanike e Mbrojtjes nuk ka regjistruar një mbërritje nga deti të emigrantëve të parregullt që nga 2 janari, kur 44 persona kaluan Kanalin Anglez për të arritur në Britani.

Rekordi i mëparshëm ishte 13 ditë me flukse migracioni zero (29 mars-10 prill 2022). E para ishte 11 ditë (15-25 nëntor 2022).

Zyrtarë të qeverisë kanë theksuar, megjithatë, se çdo ulje e flukseve migratore në dimër është thjesht një fenomen sezonal, duke vlerësuar se ato do të rriten sërish nga pranvera.

Sipas një raporti tjetër të publikuar sot, në Angli janë raportuar 73 raste të difterisë tek azilkërkuesit. Megjithatë, asnjë rast i ri nuk është raportuar që nga fillimi i vitit, sipas shifrave nga Agjencia e Sigurisë së Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) që nga 15 janari.

Azilkërkuesit që kanë shfaqur simptoma të sëmundjes shumë ngjitëse janë duke u karantinuar, mes një rritje të infeksioneve në mesin e migrantëve të parregullt në Britani.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore britanike duken ende qetësuese, duke nënvizuar se rreziku i përhapjes së rasteve të difterisë në komunitet mbetet shumë i ulët.

Nga ana tjetër, Londra zyrtare prej javësh shpreh shqetësim për prurjet shqiptare nga La Manche, deri në kriminalizim të emigraciont shqiptar. Tirana zyrtare nuk e pranon këtë qasje dhe ka reaguar ashpër ndaj saj.

Për frenimin e trafikut emigrator në Kanalin Anglez, shkak janë bërë dhe flukset specifike shqiptare. /tesheshi.com/  

 

You may also like