Zënka me Tuchel, Conte: Nuk të pashë, se meritoje një shkelm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Antonio Conte do të thotë edhe fjalën e fundit në lidhje me zënkën me Thomas Tuchel në përfundim të derbit Chelsea-Tottenham.

Trajneri i “gjelave” ka publikuar në Instagram një “story” ku shihet tekniku kundërshtar që feston golin e dytë të “bluve” me shkrimin: “Për fat të mirë nuk të pashë… e meritoje një pengim”.

Conte i referohet momenteve të tensionit gjatë shtrëngimit të duarve në fund të ndeshjes, që nisi pasi italiani nuk e pa në sy Tuchel, që më pas nuk i lëshoi dorën.

Më pas nisi një zënkë mes të dyve, që edhe gjatë ndeshjes ishin shumë të nervozuar me njëri-tjetrin, sidomos pas festimit të ish-trajnerit të Interit pas golit të barazimit të Tottenham, që erdhi në minutat shtesë. / Oversport.tv

You may also like