Zeman rikthehet sërish në pankinë, merr drejtimin e klubit italian

by admin
Spread the love

Ndonëse me 76 vite mbi supe, Zdenek Zeman nuk ka ndërmend të ndalet.

Tekniku çek, mjaft i njohur për futbollin e tij sulmues, është rikthyer te Pescara, skuadër të cilën do ta drejtojë për herë të tretë në karrierë.

Zyrtarizimi erdhi pasditen e sotme, teksa trajneri çek ka marrë përsipër misionin për të ngjitur sërish Pescarën fillimisht në Serinë B. Më pas pse jo edhe në elitën e futbollit italian.

“Jam i kënaqur që jam këtu. Unë e dua shumë futbollin dhe dua të tregoj njohuritë e mia në fushë. Pescara është një qytet shumë i bukur dhe ka një tifozeri të jashtëzakonshme. Shpresoj të gjej të njëjtin ambient si 12 vite më parë, pasi do të argëtohemi shumë dhe pse jo, të arrijmë edhe objektiva”, deklaroi Zeman.


Top Channel

You may also like