Zemaj takohet me ambasadoren e SHBA-së në NATO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadori i Kosovës për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka takuar ambasadoren e ShBA-së në NATO, Julianne Smith.

Zemaj ka thënë se ka falënderuar ambasadoren
Smith për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për rrugën euro-atlantike të
Kosovës.

“Diskutim i shkëlqyer dhe takim i shkëlqyer në Misionin e SHBA-së në NATO me ambasadoren e SHBA-së në NATO Julianne Smith. Gjithmonë mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme të rrugës euro-atlantike të Kosovës dhe për angazhimin tonë të përbashkët të fortë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Zemaj në “Twetter”.

You may also like