Zemaj: Okupatori tentoi t’i mbyllte shkollat – Arsimi shqip u ndërtua me ish-presidentin Rugova

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se mësuesit meritojnë përuljen tonë për kontributin e tyre. Ai tha se okupatori serb tentoi t’i mbyllte shkollat por që nuk ia doli, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se arsimi shqip u ndërtua me ish-kryetarin e LDK-së, Ibrahim Rugova.

“Çdo mësues meriton respekt për gjithçka e kurdoherë. Mësuesit meritojnë përuljen tonë ndaj kontributit të tyre. Në cdo kohë e gjejmë mësuesin si prioritar. E gjejmë mësuesin që shpërndan dije për liri, për guxim, liri. Në vitet 90-ta u mbyllën shkollat por okupatori por nuk ia doli sepse ndërtuam arsimin shqip me kryetarin e LDK-së në atë kohë Ibrahim Rugova”, tha Zemaj.

You may also like