Zemaj: Një mijë punëtorë shëndetësorë nuk kanë marrë pagat qe dy muaj e gjysmë

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se mbi njëmijë profesionistë shëndetësorë ende nuk kanë marrë pagat për muajt shkurt dhe mars.

Zemaj përmes një shkrimi në rrejtin social “Facebook”, ka thënë se punëtorët shëndetësorë nuk përfitojnë shumë nga benefitet e shtetit edhe pse punojnë edhe ditëve të pushimit dhe festave.

“Mbi 1.000 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës,
të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë marrë pagat e muajve
mars dhe prill edhe pse jemi në mes të muajit maj.  Edhe përkundër faktit që gjithsecili punon me
përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të
injorohen nga shteti që nënkupton Qeveria dhe MSH”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj po ashtu tha se për arsyet e mos pagesës të njëjtit
nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pavarësisht përpjekjeve të tyre për të mësuar arsyen e
mospagesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk kanë asnjë përgjigje
zyrtare. Për të diskutuar për këtë çështje, sot, si anëtar i Komisionit për
Shëndetësi, kam takuar disa nga përfaqësuesit e stafit të angazhuar si në
ShSKUK po ashtu edhe në vaksinim”.

You may also like