Zelenskyy do t’iu drejtohet të mërkurën politikanëve amerikanë

by admin
Spread the love

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do t’iu adresohet politikanëve të SHBA-së përmes një videoje të mërkurën në mëngjes, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Në një letër të përbashkët, udhëheqësi i shumicës në senat, Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kanë thënë se e presin me padurim të mirëpresin presidentin dhe t’ia përcjellin “mbështetjen tonë popullit të Ukrainës teksa mbrojtën me guxim demokracinë”.

“Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën, teksa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit”, shtojnë ata.

Letra vazhdon duke thënë se ata do ta diskutojnë futjen e legjislacionit të mëtejshëm për të “sakatuar dhe izoluar” Rusinë si dhe për të ofruar ndihmë humanitare në Ukrainë.

Javën e kaluar, Zelenskyy mori një ovacion të fortë kur mbajti një video-fjalim para deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar,

Ai do t’u drejtohet të martën gjithashtu parlamentarëve kanadezë.

Rruga Press

You may also like