Zelensky “zbarkon” në Romë, Mattarella: Jemi me ju!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky u prit mes masash të forta sigurie dhe me një shtrëngim duarsh nga zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani pas zbritjes në aeroportin e Ciampinos në Romë.

“Italia i uron mirëseardhjen Zelenskyt”, u shpreh ai. “E përforcojmë angazhimin tonë në krah të popullit ukrainas, në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë”, shtoi ai. Vetë kreu i vendit të përballur prej më shumë një vit me agresionin brutal të Rusisë, e cilësoi vizitën e tij në Romë si një hap të rëndësishëm për fitoren e Ukrainës.

Ndalesa e Zelenskyt në kryeqytetin Italian vjen pak pas një vale sulmesh me dronë të Rusisë dhe bombardimesh të saj në Kiev e qytete të tjera ukrainase, të cilat shkaktuan dëme të mëdha. Ajo zhvillohet po ashtu në kohën e raportimeve se Ukraina ka avancuar në Bahmut, qytet në lindje të shtetit, ku luftimet e ashpra po vazhdojnë për muaj të tërë.

Axhenda e Zelenskyt në Romë përfshin takimet me presidentin italian, Sergio Mattarella, kryeministren Georgia Meloni dhe Papa Françeskun. Matarella e priti me fjalët: “Italia është me ju”.

Papa Françesku muajin e kaluar u tha gazetarëve se Vatikani është i përfshirë në mision të paqes, me synim për t’i dhënë fund konfliktit që u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës.

Vizita e presidentit ukrainas në Romë vjen në ditën e njëjtë që Gjermania njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 2.7 miliardë eurosh. Kjo është paketa më e madhe që Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës, që prej fillimi te pushtimit rus.


Top Channel

You may also like