Zelensky thirrje për veprim në fjalimin e Vitit të Ri: Mrekullia jeni ju!

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për “veprim” për të siguruar fitoren ndaj Rusisë në vitin 2024 në mesazhin e tij të Vitit të Ri drejtuar botës. 

Zelensky tha se ishte një kohë “jo vetëm për dëshirat, por edhe për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i realizuar ato”.

“Viti i Ri ukrainas nuk është vetëm një kohë për përshëndetje, por edhe për veprim. Viti ynë i Ri do të jetë ai që ne e bëjmë”-shkroi ai.

Presidenti ukrainas gjithashtu nderoi mbështetësit e Ukrainës, duke thënë: “Mrekullia e Vitit të Ri, por edhe mrekullia gjatë gjithë vitit, jeni të gjithë ju: të përkushtuar, të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe efektiv”.

“Olena dhe unë u urojmë njerëzve që mbrojnë një jetë dhe energji të lirë dhe të sigurt në të ardhmen, jo vetëm për veten e tyre, por për të gjithë botën”, shtoi ai.


Top Channel

You may also like