Zelensky në terren: Kemi ende mundësi për të fituar

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymy Zelenksy pranoi se forcat ruse janë më të shumta në numër në  betejën që po zhvillohet në lindje të vendit, konkretisht në qytetin e Siveredonetsk, por insistoi se ukrainasit po bëjnë ç’të munden që të mos ta humbasin qytetin dhe se kanë ende çdo mundësi për të fituar.

Zelensky i cili ishte vetë në terren , tha se Sievierodonetsk dhe of Lysychansk janë tashmë qytete të vdekura, ndërsa pati një mesazh për të gjithë ata që janë në frontin e luftës.

“Dua t’ju falenderoj për punën tuaj, për faktin që na mbroni të gjithëve, që mbroni shtetin tonë. I jam mirënjohës secilit prej jush. Kujdesuni për veten. Jam krenar për të gjithë ata që kam takuar, me të cilët kamë shtrënguar duart”.

Nëse  Severodonetsk do të bjerë i gjithi në duart e Rusisë , atëherë pushtuesit pothuajse do të kenë të gjithë rajonin e Luhanskut, i cili përbën gjysmën e Donbasit.

Edhe kryetari i bashkisë së qytetit tha se betejat janë të ashpra, por ata nuk do të largohen “Situata ndryshon çdo orë, po kemi ende  forca dhe mjete të mjaftueshme për ta marrë plotësisht qytetin nga rusët“, tha ai.

Ndërkohë sot u njoftua se SHBA dhe Britania do t’i ofrojnë Ukrainës raketahedhës të shumtë të aftë për të goditur objektiva deri në 80 km larg.

Por ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov ka paralajmëruar Perëndimin se nëse i siguron Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, atëherë  Moska do të përgjigjet duke marrë nën kontroll zona më të mëdha të Ukrainës.


Top Channel

You may also like