Zelensky në Davos, kujton Sarajevën e 1914-ës dhe Berlinin 1938-ës – Shqip

by admin
Spread the love

Duke bërë thirrje për sanksione maksimale kundër Rusisë, duke përfshirë një embargo të naftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha pjesëmarrësve në një fjalim të drejtpërdrejtë video në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos-Klosters se ai “zgjohej çdo ditë duke lexuar numrin e vdekjeve të ukrainasve në 24 orë”.

“Sot humbëm 87 njerëz dhe e ardhmja e Ukrainës do të jetë pa këta 87 njerëz,” tha ai.

Mesazhi i tij i mprehtë ishte përgjigja e pyetjes se “cila është ëndrra juaj për Ukrainën?”

Duke folur përmes një përkthyesi, presidenti ukrainas tha: “Këtë vit, fjalët ‘pikë kthese’ duket se janë bërë më shumë se retorike. Ky është në të vërtetë momenti kur vendoset nëse forca brutale do të sundojë botën”.

Ai vazhdoi: “Forca brutale nuk diskutohet; ajo vret, siç bën Rusia në Ukrainë, ndërsa ne po flasim sot.

Në vend të qyteteve të suksesshme paqësore, ka vetëm rrënoja të zeza. Në vend të tregtisë normale, ka dete plot me anije dhe porte të bllokuara. Në vend të turizmit, ka një qiell të ngysur…,” tha Zelenski.

Ai shtoi: “Kështu do të jetë bota nëse njerëzimi do ta humbiste këtë pikë kthese”.

“Duhet të ndalet çdo tregti me agresorin. Të gjitha kompanitë e huaja duhet të largohen nga Rusia sepse markat tuaja nuk janë të lidhura me krime lufte, në mënyrë që zyrat, llogaritë dhe mallrat tuaja të mos përdoren nga kriminelët e luftës për interesat e tyre gjakatare. Vlerat duhet të jenë e rëndësishme.

Ndaj dhe duhet të kenë sanksione. Ato duhet të jenë maksimale, në mënyrë që Rusia dhe çdo agresor tjetër i mundshëm që dëshiron të zhvillojë një luftë brutale kundër fqinjit të saj, i di qartë pasojat e menjëhershme të veprimeve të tyre,” tha Zelenski.

Zelenski e krahasoi pushtimin rus të Ukrainës me ngjarjet në Sarajevë në 1914 dhe Mynih në 1938, dy momente historike që i paraprinë dy luftërave botërore.

“Ne kujtojmë, për shembull, se si vetëm disa të shtëna mund të çojnë në miliona viktima, siç janë të shtënat e 28 qershorit 1914 në Sarajevë. Historia kujton se sa pikëllim mund të sjell një person nëse sheh se nuk po i rezistohet mjaftueshëm, për shembull, në vitin 1938 në Mynih”, tha Zelensky.

Zelenski vlerësoi gjithashtu guximin e popullit të tij.

“Lufta dhe rezistenca e popullit ukrainas kanë nxitur unitetin e botës demokratike dhe kanë treguar se për lirinë duhet luftuar”, tha ai i cili mori duartrokitje dhe ovacione të vazhdueshme. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like