Zelensky mbërrin në ditën e dytë të samitit të NATO-s

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur për ditën e dytë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Zelensky ka thënë se ai ka “tre pyetje prioritare” në rendin e ditës të mërkurën.

Ai i përshkroi ato si një paketë të re armësh, një ftesë për anëtarësim në NATO dhe garanci sigurie për Ukrainën në rrugën drejt NATO-s.

“Ne duam të jemi në të njëjtën faqe me të gjithë dhe të kemi mirëkuptimin… dhe e kuptoj se do ta kemi këtë ftesë kur ta lejojnë masat e sigurisë”, tha Zelensky, duke iu referuar ofertës së Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, tha në Telegram se Kievi do të flasë për mbrojtjen, sigurinë, armët dhe Formulën e Paqes të Presidentit Zelensky, gjatë ditës së dytë të samitit.

Të mërkurën, Ukraina do të marrë pjesë në takimin e parë inaugurues të Këshillit NATO-Ukrainë dhe do të mbajë takime dypalëshe, tha Yermak.


Top Channel

You may also like