Zelensky dhe gruaja e tij nisin vizitën në Poloni

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe gruaja e tij, Olena, kanë arritur në Poloni të mërkurën. Ata u pritën me nderime ushtarake nga presidenti polak, Andrzej Duda, dhe gruaja e tij, Agata.

Ndër të tjera, ata do të takohet me qytetarët ukrainas në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të cilët kanë gjetur strehim në vendin fqinj.

Varshava konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar. Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.

Ky shtet njoftoi gjithashtu dje se ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars njoftoi se dërgoi katër avionët e parë në Kiev.

Që nga nisja e luftës në shkurt të vitit të kaluar, Zelensky ka udhëtuar shumë rrallë jashtë vendit.

Në shkurt, Zelensky vizitori Londrën, Parisin dhe Brukselin. Udhëtimi i parë i tij ishte në dhjetor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Rel


Top Channel

You may also like