Zelensky bisedë telefonike me Ramën: E falenderova për mbështetjen e Shqipërisë, trajnim ushtarëve tanë

by admin
Spread the love



KIEV, 19 janar /ATSH/ – Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për t’a falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës dhe për mbështetjen ndaj vendin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe për përkrahjen dhe mbështetjen politike nga ana e Shqipërisë, shkroi në platformën X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

‘’Përfaqësuesja shqiptare mori pjesë në takimin e katërt të ‘’Formulës së Paqes’’ në Davos. Detyra jonë aktuale është përgatitja e ’Samitit Global të Paqes’’ dhe mbështetja tek partnerët tanë, përfshirë Shqipërinë’’, shkroi ai.

‘’Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan, si dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje. Gjithashtu nënvizova rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë’’, përfundoi mesazhi i presidentit Zelensky.  /os/

,

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakGonzato bisedë me nxënës të shkollës “Vasil Shanto” për mjedisin
Artikulli tjetërRama: Divjaka, një ndër zonat më me potencial në bujqësi, turizëm dhe ekonomi


You may also like