Zelenskiy: Negociatat e përditshme me Rusinë, “të vështira” dhe “të diskutueshme”

by admin
Spread the love

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy deklaroi se negociatat me Rusinë vazhdojnë në një mënyrë “të vështirë” dhe “të diskutueshme”.

Në videon që publikoi në kanalin e tij Telegram, Zelenskiy bëri deklarata për negociatat me Rusinë dhe evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit në vendin e tij.

Ai iu referuar procesit të negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë duke thënë: “Ne vazhdojmë të punojmë në nivele të ndryshme për të detyruar Rusinë të bëjë paqe dhe t’i japë fund kësaj lufte brutale”.

Lideri ukrainas bëri të ditur se negociatat mbahen çdo ditë dhe shtoi: “Negociatat janë shumë të vështira dhe ndonjëherë të diskutueshme, por ne po përparojmë hap pas hapi.”

Duke vënë në dukje se samitet e NATO-s, G7 dhe Bashkimit Evropian (BE) do të mbahen këtë javë, Zelenskiy deklaroi se mund të zbatohen paketat e reja të sanksioneve kundër Rusisë.

Ai tha se ushtria ruse po sulmon vazhdimisht qytetin e Mariupolit, dhe në qytetin në fjalë ndodhen rreth 100 mijë njerëz.

Duke thënë se po përpiqen të evakuojnë civilët që janë aty nga korridoret e ndihmës humanitare, Zelenskiy tha se kjo është parandaluar nga forcat ruse.

Ai vuri në dukje se kolona e ndihmave humanitare dhe punonjësit e Shërbimit të Emergjencave të Ukrainës janë kapur nga ushtarët rusë dhe shtoi: “Ne po bëjmë çmos për të çliruar njerëzit tanë dhe për të bërë të funksionojnë korridoret humanitare“.

Duke thënë se rreth 7 mijë banorë të Mariupolit janë evakuuar gjatë ditës, Zelenskiy theksoi se ata do të vazhdojnë të evakuohen edhe në ditët në vijim.

 

You may also like