Zelenski flet për çlirimin e Krimesë dhe fundin e luftës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, ka thënë të mërkurën presidenti Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.

Presidenti i Ukrainës po fliste pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse në Krimenë e aneksuar, duke lënë të vdekur një person.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet e së martës, por tha: “Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se shpërthimet ndodhën shkaku i municioneve në një magazinë. Ndërkohë, Ukraina mohoi çdo përgjegjësi për shpërthimet.

Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës – por gadishulli i Detit të Zi u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti global e sheh si të paligjshëm. Shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.

Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka, në perëndim të Krimesë, e cila është pranë vendpushimeve bregdetare të njohura nga turistët rusë.

Novofedorivka dhe Saky janë rreth 50 km në veri të portit të Sevastopolit, shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi, e cila ka udhëhequr bllokadën e vijës bregdetare të Ukrainës. Baza ajrore ishte përdorur nga Rusia për të nisur sulme ndaj objektivave brenda Ukrainës.

Çdo sulm ndaj Krimesë nga Ukraina do të konsiderohej thellësisht serioz nga Moska. Rusia dha një paralajmërim muajin e kaluar kur ish-presidenti Dmitry Medvedev kërcënoi muajin e kaluar se “Dita e Gjykimit do ta vijë menjëherë” nëse Ukraina do ta shënjestronte Krimenë.

Zelensky nuk iu referua shpërthimeve në fjalimin e tij, por foli gjerësisht për gadishullin, duke thënë: “Ne nuk do të harrojmë se lufta ruse kundër Ukrainës filloi me pushtimin e Krimesë. Kjo luftë ruse… filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë – me çlirimin e saj”.

Zelensky beson se Ukraina duhet të rimarrë gadishullin përpara se lufta të përfundojë – por në të kaluarën ai ka thënë gjëra të ndryshme për këtë çështje.

Rruga Press

You may also like