Zejdi: Ardhmëria e Maqedonisë po rrezikohet nga disa deputetë nacionalshovinist maqedonas

by admin
Spread the love

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se ardhmëria e vendit po rrezikohet nga disa deputetë nacionalistë e shovinistë në kampion politik maqedonas, përcjell TV21. Zjedi thotë se të njëjtit po e thellojnë krizën ekonomike dhe sociale në vend.

“Ardhmëria e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk është e rrezikuar nga fqinjët e saj, e as nga qytetarët e saj pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo fetare. Ajo nuk është e rrezikuar as nga shumica e deputetëve në kuvendin e RMV (maqesonas, shqiptar, turq etj.) të cilët janë më se të vetëdijshëm për peshën dhe vlerën e vendimmarrjes në vij të hapjes së rrugës drejt BE-së. I gjithë vendi ynë po dërgohet buzë greminës duke rrezikuar thellim më të madh të krizës ekonomike dhe sociale si dhe izolimin nga faktori ndërkombëtar, gjithnjë vetëm për shkak të disa deputetëve nacionalshovinist maqedonas të cilët nën petkun e patriotizmit të rrejshëm për pika të ulta politike, duke imituar Gevarën, Enver Hoxhën dhe Millosheviqin e vogël, do t’a kthejnë vendin në vitet e 90’ta”, shkruan Zejdi.

You may also like