Zëdhënësja e LDK-së: Propaganda e Kurtit seriozisht dëmton shëndetin

by admin
Spread the love

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka deklaruar se propaganda e kryeministrit Albin Kurti seriozisht dëmton shëndetin.

Sipas saj, në QKUK, kryeministri duhet të shkoj më shpesh dhe me më pak pompozitet.

Ajo shtoi se në sektorin ku nuk dihet kush është realisht ministër, ka nevojë për më shumë personel, pajisje dhe aparatura.

“Po të mos mungonte përkushtimi, nuk do të mungonin edhe gjërat më bazike, që nga higjiena, barnat esenciale e deri te dyert e prishura që nuk mbyllen. Pacientëve të goditur nga kriza e çmimeve – me rroga të zhvlerësuara, iu duhet të blejnë vetë shumëçka. Këta pacientë e kanë të pamundur të marrin shërbimin e duhur, nga mungesa e stafit të stërngarkuar e të keqpaguar”, shkroi ajo në Facebook.

“Mirëpo të gjitha këto, nuk i interesojnë kryeministrit që e ka prioritet spektaklin; duke mos u marrë kurrë me përmbajtjen ai e ushqen vetëm krizën dhe propagandën”, përfundoi Halimi.

You may also like