Zbuloni filmat që do shihni më shumë gjatë Krishtlindjeve të këtij viti

by admin
Spread the love

Nëse nuk jeni shumë të emocionuar për këto Krishtlindje, kemi gjetur një mënyrë për t’ju kthyer shpirtin e atmosferës. Në këtë listë do të gjeni disa prej filmave që priten të dalin në kinema brenda muajit Dhjetor.

1. Christmas at Pemberley Manor

Në këtë film flitet për një organizatore festash nga New York, e cila dërgohet nga kompania e saj në një qytet të vogël për festivalin e festave. Ajo takohet me një bilioner, që nuk kishte aspak shpirt festash dhe sigurisht bien në dashuri. Magjia e festave funksionon në historinë e tyre.

2. The Nutcracker and the Four Realms

Arrëthyesi është historia më e pëlqyer gjatë festave dhe sigurisht Disney do ta risillte gjatë Krishtlindjeve.


3. The Holiday Calendar

Roli kryesor luhet nga aktorja Kat Graham e cila në film është një fotografe në qëndrat tregare ku bën fotot me babagjyshin. Ajo trashëgon një kalendar antik që mund të jetë në gjendje të parashikojë të ardhmen e saj dhe të bëjë të mundur bashkimin me djalin e ëndrrave.


4. The Grinch

Filmi klasik anti-Krishtlindje rikthehet sërish këtë vit me të njëjtën histori, me personazhin jeshil që është i vendosur të shkatërrojë Krishtlindjet për fshatin e tij.


5. The Princess Switch

Vanessa Hudgens ka një rol të dyfishtë në këtë film, duke luajtur një herë si bukëpjekëse në qytetin Chicago dhe njëherë si princeshë në trajnim. Te dyja vendosin të ndryshojnë vendet dhe bien në dashuri me djem që nuk e njohin identitetin e tyre. /revistawho.com

You may also like