Zbulohet skuadra e madhe evropiane që ka refuzuar De Ligt në janar

by admin
Spread the love

Matthijs de Ligt ka mbetur te Bayern Munich së paku edhe gjashtë muaj, përkundër se ishte shumë pranë largimit nga klubi bavarez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi holandez nuk i ka raportet e mira me trajnerin Thomas Tuchel dhe largimi nga gjiganti gjerman ishte mëse i mundur, edhe për shkak të ofertave të shumta që kishte ai.

Paris Saint Germain ishte një nga skuadrat më të interesuara për lojtarin holandez, madje parisienët kanë zhvilluar edhe disa negociata me Bayernin.

Megjithatë e përditshmja franceze L’Equipe ka zbuluar se De Ligt ka refuzuar PSG-në në janar, pasi ka disa dëshira të tjera për verën.

Gjithnjë sipas mediumit francez, De Ligt e di se do të largohet nga Bayerni në verë dhe dëshira e tij është që të transferohet në skuadra të tjera si Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Manchester United apo Liverpool.

Kësisoj holandezi do të mbetet në Allianz Arena deri në verë dhe pastaj do të largohet ku qëllimi i tij është të luaj në Angli ose Spanjë.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje me Bayernin, derisa ka edhe një gol të realizuar.

You may also like