Zbulohet paga e Simeones, paguhet më shumë sesa Mbappe dhe yjet tjerë të futbollit

by admin
Spread the love

Është zbuluar edhe paga e trajnerit argjentinas, Diego Simeones, i cili po e udhëheq tash e sa vite me sukses Atletico Madridin.

Madje, paga e tij i kalon edhe pagat e Kylian Mbappes dhe të yjeve të tjerë të futbollit botëror. Në fakt, besohet se Simeone paguhet 3,33 milionë euro në muaj.

Sipas “France Football”, ylli i PSG-së, Kylian Mbappe dhe ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo paguhen nga 2,63 milionë euro në muaj, kurse Kevin de Bruyne në Manchester City e ka rrogën mujore 2 milionë euro.

Simeone është njëri prej trajnerëve më të mirë dhe më të paguar në botë. Me klubin spanjoll e ka fituar dy herë titullin e kampionit në La Liga dhe ka shkuar edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

You may also like