Zbulohen 12 emigrantë në afërsi të Negotinës, arrestohen dy kontrabandistë

by admin
Spread the love




Dymbëdhjetë emigrantë nga Siria janë gjetur sot në një automjet me targa franceze në autostradën “Miqësia” afër Negotinës. Janë arrestuar dy persona – B.K. (19) nga fshati Bllacë i Shkupit dhe H.S. (28) nga fshati Grushinë i Shkupit.

Automjeti i markës “BMV” drejtohej nga B.K. i cili në pikë pagesën Demir Kapi nuk është ndalur në shenjën e ndalimit. Menjëherë pas kësaj automjeti është ndaluar, por B.K. ka ikur pastaj është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa H.S.  është privuar nga  liria sepse me  automjetin  “Mercedes” ishte në rolin e paraardhësit.

Personat janë arrestuar në stacionin policor dhe ndaj tyre pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me Prokurorin Publik do të bëhet kallëzim përkatës.

Emigrantët siç njofton MPB, do të dërgohen në Qendrën për pranim dhe tranzit për procedurë të mëtejshme.


You may also like