Zapata rrezikon një ndalesë të gjatë, Atalanta studion sulmuesit pa kontratë

by admin
Spread the love

Duvan Zapata rrezikon një ndalesë të gjatë. Rikthimi i tij në sfidën e të dielës nuk doli si pritej. Ai u fut në fushën e lojës pas dëmtimit, si zëvendësues, por vetëm pak minuta më vonë e detyrua sërish të zëvendësohej pasi filloi të ndjente dhimbje.

Për rrjedhojë, mediat italiane raportojnë se sulmuesi kolumbian rrezikon një dëmtim të gjatë, ndoshta mund të ketë humbur edhe sezonin. Një problem më shumë për Gasperinin tashmë që nuk ka një sulmues tjetër në dispozicion për ta zëvendësuar, përveç Muriel.

Kështu, drejtuesit e Atalantës po mendojnë të futen në merkato për lojtarët të cilët ende nuk kanë një kontratë dhe mund të afrohen.

Dy janë emrat që kanë bërë bujë ditën e sotme me Diego Costën që është synimi kryesor. Në një intervistë ai ka thënë se është duke negociuar me Fenerbahce, por një transferim në Serie A do ta tundonte shumë brazilianin.

Emri tjetër është një njohje e vjetër e Serie A. Bëhet fjalë për Graziano Pelle që nuk ka një kontratë që nga largimi i tij nga Parma. 36-vjeçari po studiohet nga drejtuesit e Atalantës për të zëvendësuar kolumbianin e dëmtuar. /oversport.tv

You may also like