Zaniolo: Mourinho super, tregolëshi ëndërr për mua! Leicester i fortë

by admin
Spread the love

Nicolo Zaniolo, autor i tre golave në çerekfinalet e Conference League kundër Bodo/Glimt, ka dhënë një intervistë të gjatë për UEFA, ku flet për atë që ndodhi ndaj norvegjezëve, netëve më të rëndësishme në karrierë, trajnerin Jose Mourinho dhe garimin në Conference League.

“Bodo/Glimt? Ishte ndeshje perfektë nga ana jonë. Ne u mbrojtëm dhe sulmuam jashtëzakonisht mirë. Jam shumë i lumtur, pasi tre golat e mi e lejuan skuadrën të kalonte në gjysmëfinale. Te goli i parë, nëse shikon që Pellegrini i ka sytë nga ti, vetëm duhet të vraposh, pasi topi do të vijë te tij”.

“Shënimi i golave nuk ka qenë kurrë një fiksim për mua. Preferoj të paraqitem mirë dhe të fitoj ndeshjen, edhe nëse nuk e kam emrin në listën e golashënuesve”.

“Më duhet ta pranoj, vetëm mund ta ëndërroja tregolëshin tim të parë në një stadium të mbushur me 65 mijë tifozë dhe në çerekfinalen e një turneu europian. Ishte e vështirë të imagjinohej se mund të ndodhte, por e kisha ëndërruar kështu. Netët më të rëndësishme të karrierës sime ishin debutimi në Bernabeu, eliminimi i Porto dhe tregolëshi ndaj Bodo/Glimt”.

“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë. Ai ka përçuar te ne mentalitetin që të mos heqim dorë kurrë, gjithmonë duke qëndruar me këmbë në tokë, të gjithë së bashku për të marrë rezultate të mira. Shpresojmë të fitojmë diçka me të. Me një trajner që di të fitojë, mendoj se kemi një shans të mirë”.

“Fitimi i Conference League do të na bënte shumë krenarë, por do të ishte një pikënisje dhe jo një përfundim. E pranoj, 14 vite pa në trofe është kohë shumë e gjatë”.

“Tifozët e Romës kanë qenë gjithmonë pranë meje, ndoshta edhe më shumë kur nuk luaj. Kështu që mund t’i falënderoj dhe të them se do të jenë gjithmonë në zemrën time”.

“Leicester? Është një gjysmëfinale në kompeticionet europiane, kështu që natyrisht që do të jetë e vështirë. Leicester është një skuafër shumë fizike, klasike angleze. Sidoqoftë ne jemi Roma, kemi dëshmuar këtë sezon se mund të luftojmë me këdo dhe nuk kemi frikë”. / oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like