Zaev telefonoi Petkovin: Do të punojmë për zhbllokimin e fillimit të negociatave

by admin
Spread the love




Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkovs. Siç shkruan Zaev, ai atij ia ka uruar Petkovin për zgjedhjen e tij dhe për formimin e Qeverisë së re.
“Kemi rënë dakord të vazhdojmë të punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe për një shtysë të re pozitive për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve tona, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, shkruan Zaev në facebook.
Ai shtoi se në bisedë është shprehur gatishmëria për përshpejtimin e komunikimit dhe bashkëpunimit përmes disa grupeve punuese në sferën e ekonomisë, kulturës, shëndetësisë, energjetikës, infrastrukturës dhe fusha të tjera me interes për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.


You may also like