Zaev: Të qëndrojmë bashkë dhe të bëjmë shumë më tepër për demokracinë!

by admin
Spread the love

Të qëndrojmë së bashku! Le të bëjmë shumë më tepër për demokracinë! Le të kthejmë një faqe tjetër. Fillimet e reja po vijnë për qytetarët tanë, për vendet tona, për rajonin, për Evropën, tha ndër të tjera ish-kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e mbrëmshëm në Kongresin e tretë të SYRIZA-s.

Ai theksoi se idetë e së majtës “duhet të promovohen, të fliten me zë të lartë dhe të artikulohen”. Ai theksoi se ka shumë vende si Greqia dhe Maqedonia e Veriut që kanë treguar të kundërtën për sa i përket “tezës se Evropa është apo do të udhëhiqet nga e djathta ekstreme”.

Zaev theksoi se marrëveshja me Greqinë dërgoi një sinjal të fortë për botën, si dhe se u vendos një marrëdhënie politike, e cila u ngrit në bashkëpunim dhe kulmoi në miqësi.

U”në dhe Aleksis punuam për paqe dhe arritëm të zgjidhim konfliktin, themelet e të cilit ishin të thella në histori. Ky sukses ka një ndikim përtej rajonit. Marrëveshja jonë e paqes i ka dërguar botës një sinjal të fortë. Nuk mund të ketë parim të vetëm të më të fortit. Në botën e sotme ekziston ende rruga e respektit dhe e kompromisit, rruga e mirëkuptimit të ndërsjellë, rruga e paqes dhe stabilitetit. Ne i fokusuam vizionet tona politike në një qëllim të përbashkët. Ne krijuam një marrëdhënie politike, e cila u ngrit në bashkëpunim dhe kulmoi në miqësi. Të dy e vendosëm këtë miqësi në themelet e marrëdhënieve të reja afatgjatë mes vendeve tona”, tha Zaev.

Me Ciprasin, theksoi, zgjodhën të bënin gjithçka që mundën për të gjetur një “zgjidhje pa vonesë”. Ai tha se sfidat janë gjithashtu një shans për zgjidhje dhe “kjo është mënyra se si punojnë miqtë, të fokusuar në zgjidhje, në ndërtimin e urave, ndërsa jo mureve”.

Ai përmendi gjithashtu pushtimin rus të Ukrainës dhe tha se zgjidhja e vetme është paqja, si dhe “dialog urgjent në vend të dhunës”. Ai shprehu mbështetjen për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe “ngushëllim me udhëheqësinë ukrainas edhe familjet e viktimave”.

You may also like