Zaev: Sot është dita e fundit në detyrë si kryeministër i RMV-së

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev sot në Tiranë konfirmoi se është dita e fundit e tij si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai gjatë ditës së nesërme pritet të dorëzoj dorëheqjen e tij. Ndërkohë sa i përket “Ballkanit të Hapur”, edhe njëherë iu bëri thirrje vendeve tjera të rajonit që t’i bashkëngjiten kësaj nisme.

“Ballkani i Hapur” është një procesi i përbashkët që ka nisur nga Shqipëria, Serbi, Maqedonia e Veriut. Të gjitha vendet tjera në rajon kanë një festë të hapur dhe i ftojmë që të na bashkëngjiten që të zhvillohemi ekonomikisht dhe të zhvillohemi bashkë”, tha Zaev duke shtuar se kur BE-ja dështon ne kemi detyrimin që në mënyrë konstante të ndërmarrim nisma që evropianizojnë rajonin.

“Ballkani i Hapur”, nuk është zëvendësues i BE-së, por është një lehtësim, që ka marrë një mbështetje të fortë nga bizneset e vendeve tona. Ballkani i Hapur është një procesi i pa-kthimë”, tha Zaev i cili njëherit përmendi edhe mbështetjen e SHBA-së për këtë nismë.

You may also like