Zaev: Pres mesazh të qartë se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE

by admin
Spread the love

Dy ditë para Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Slloveni, kryeministri Zoran Zaev tha se pret nga liderët evropian një mesazh të qartë dhe motivues për rajonin. Sipas tij, BE-ja duhet ta thotë qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe Brukseli të angazhohet për këtë, që ta mbajë gjallë entuziazmin euroatlantik në rajon.


“Ajo që pres nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor është një mesazh i qartë dhe i pastër se vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, dhe se BE-ja është e përgatitur për këtë, sigurisht duke marrë parasysh edhe të gjitha hapat që duhen t’i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pritja është se BE përmes liderëve të përfaqësuar në Këshillin Evropian të dërgojnë këtë mesazh të fortë dhe motivues për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar kryeministri Zaev. /SHENJA/

You may also like