Zaev mohon se do të bëhet president me ndihmën e VMRO-së

by admin
Spread the love




Ish-kryeministri Zoran Zaev ka mohuar zërat se mund të shpallë kandidaturën për President të Republikës, me mbështetjen e përbashkët të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Ai i ka cilësuar këto pretendime si të kota dhe kriminale, duke e përmendur faktin se në to u përfshi edhe  ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski.

ZORAN ZAEV, ISH-KRYEMINISTËR

“Më përmendin se përgatis grushtshteti në LSDM dhe se do kandidoj për president. E kam thënë në disa raste se nuk kam ambicie politike. Dëshiroj të mohoj edhe një herë insinuata të tilla për riangazhimin tim në politikë”

Zaev e ka përmendur faktin se si kryetar i LSDM-së e ka bashkuar partinë dhe bashkë me qytetarët rrëzuan një regjimin e Gruevskit, pikërisht atëherë kur ishte më i fortë.

Zaev e ka pëemndur si sukses së qeverijes së tij futjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, zgjidhjen e tensioneve dhe përçarjet e brendshme ndëretnike. “Ne morëm Autoqefalinë e Kishës, u bëmë një nga tre vendet që themeluan nismën ekonomike Open Balkans dhe filluam negociatat me BE-në”, ka shkruar Zaev. /SHENJA/


You may also like