Zaev do ta dorzojë dorëheqjen pas Samitit të Liderëve të BE-së në dhjetor?

by admin
Spread the love

As Ali Ahmeti, partneri i koalicionit, madje askush tjetër nga partnerët e deritanishëm dhe njerëzit e afërm të Zaevit nuk kanë arritur që t’i mbushin mendjen kryeministrit në dorëheqje që të nderoj mendje dhe të ndryshoj vendim për tërheqje nga posti i kryeministrit, pasi humbjes së zgjedhjeve lokale, shkruan plusinfo.

Sipas portalit, kryeministri në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e të gjitha partive politike që përbëjnë shumicën parlamentare ishte mjaft kategorik në qëndrimin se “nuk ka kthim mbrapa”, dhe njëherit u bëri thirrje partnerëve që të bien dakord për një kryeministër të ri dhe më së voni deri të premten të dalin me propozime për mandatarin e ri.

Sipas burimeve të portalit, ai me gjasë nuk do ta dorëzojë menjëherë dorëheqjen në Kuvend, por fillimisht ka pasur plan për të vazhduar punën rreth integrimeve evropiane, pas 12 rekomandimeve pozitive nga Komisioni Evropian dhe vetëm në fund të dhjetorit, pasi të mbahet Samiti i Liderëve të BE-së, ku priten vendimet kyçe, të paraqesë dorëheqjen në Parlament.

You may also like