Zaev: Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, prej sot jemi edhe plotësisht të integruar në NATO

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev në prezencë të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe të gjeneralit Simeon Trajkovski, sot priti komandantin e Komandës Supreme të Forcave Aleate të NATO-s për transformim, gjeneralin Filip Lavinj, pak para ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët, zyrtarisht rrumbullakohet procesi i integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese dhe në strukturën e forcave të Aleancës. Maqedonia e Veriut me përkushtim punoi në proceset që e mundësuan integrimin ushtarak, gjë që e bën vendin të qëndrojë krah për krahu me aleatët tanë në NATO.

Kryeministri Zaev, ministrja e Mbrojtjes Shekerinska dhe gjenerali Lavinj, në takim biseduan edhe për përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO si kontribut për stabilitet në rajon që garanton investime në shtet, por edhe për kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.

Në takim u theksua se nënshkrimi ceremonial i deklaratës së përbashkët është demonstrim i nderit dhe krenarisë nga përkushtimi i të gjithë atyre që morën pjesë në këtë proces.

You may also like