Zaev dhe Gashi dje nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje

by admin
Spread the love

Shumica parlamentare u bë stabile dhe kështu do të jetë deri në fund të mandatit, në vitin 2024, me ambicie që të vazhdoj edhe më tej. Kështu deklaroi kryeministri Zoaran Zaev, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëqeverisje me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi, që së bashku me 4 deputetët e saj, u bë pjesë e shumicës së re.

Kryeministri Zaev, tregoi për postet që do të udhëhiqen nga partia më e re e koalicionit qeverisës.

Zoran Zaev, kryeministër

“Alternativa e mori përgjegjësinë që me kuadrot e saj dhe nga radhët e saj, do të emëroj, ministër të Shëndetësisë, ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ministër pa resor, për diaspor. Nga ana e Alternativës do të emërohen edhe 3 zëvendës ministra, nga të cilët një në Arsim dhe Shkencë, në Ministrinë e Kulturës, për të tretin do të precizohet në vijim, kemi biseduar për zëvendës ministër në Bujqësi. Do të marrë përgjegjësi në menaxhimin edhe në më shumë institucione, mes tyre po i theksoj më të rëndësishmet, Mepso, Fondi Pensional, Hekurudhë dhe Transport, Qendra Klinike Tetovë, Agjencioni për Investime të Huaja e të tjera”.

Në pyetjen nëse Bekim Sali, do të jetë ministër i Shëndetësisë, Zaev tha se kjo zgjidhje e Alternativës për ta është e pranueshme, por se për emrat, duhet të vendosin organet partiake. Ai shtoi se brenda javës tjetër mund të dalin me emra për pozitat konkrete. Ndërkaq, për ndryshimet e tjera në postet e udhëheqsve të pjesës tjetër të partive në pushtet, Zaev tregoi se kjo do të ndodh pas zgjedhjes së kryetarit të ri të LSDM-së dhe rrjedhimisht të kryeministrit të ri.

Afrim Gashi u shpreh është i vetëdishëm për sfidat që e presin Alternativën , me marrjen e posteve kyçe në këtë periudhë krize në shtet, por tha se do të mundohen ti zgjedhin personat më pergjegjës dhe me adekuat për udhëheqjen e institucioneve.

Afrim Gashi, lider i Alternativës

“Unë nuk mendoj Qeveria që po futemi ne është perfekte, përndryshe nuk do të kishte nevojë të jemi ne këtu. As nuk mendoj që me hyrjn e  tonë do të bëhet gjithçka qumësht e mjaltë. Jam shumë i vetëdijshëm që kemi shumë sfida, është shumë rëndë, por në këtë kohë kur u provua një fazë politike që të ketë mosbesim dhe ajo Qeveri nuk ra, ju jeni të ballafaquar si parti politike mes dy opcioneve, ose të shkoni në zgjedhje dhe ta thelloni krizën…ose të vendosni ta ndihmoni vendin tuaj, ti ndihmoni qytetarët, të mos ketë zgjedhje”.

Gashi shtoi se janë e vetmja parti që kanë hartuar 9 pika të programit të tyre politik para nënshkrimit të Marrëveshjes për hyrje në Qeveri. Ndërsa Zaev, tregoi se për Alternativën më me rëndësi ka qenë pjesa programore se ndarja e kuadrove. Kurse fakti që kanë marrë më shumë hise në ndarjen e pushtetit e sqaroi se është ndryshe kur me një parti hyn bashkërisht në Qeveri dhe është ndryshe kur e fton një parti për të bashkëqeverisur.

You may also like