Zaev: Çka u morëm vesh me partnerët e vegjël qeveritar?

by admin
Spread the love

Kryeministri dhe kryetari i dorëhequr i LSDM, Zoran Zaev përmes një postimi në facebook ka shkruar për detajet rreth takimit me partitë e vogla të koalicionit.

Ja postimi i Zaevit për takimin e zhvilluar mbrëmë:

“Kemi siguruar shumicë stabile në Kuvend dhe Qeveri stabile me hyrjen e Alternativës në pushtetin ekzekutiv.

Në takimin me liderët e partive të koalicionit qeveritar, i njoftova me detajet e marrëveshjes së Alternativës, si dhe përmbajtjen e dokumentit “Parimet themelore për përmirësimin e programit të punës së Qeverisë së Republikës sê Maqedonisë së Veriut” cili duhet të jetë saktë dhe më qartë për t’u bërë pjesë integrale e programit të qeverisë së re.

Sipas marrëveshjes, Alternativa merr përgjegjësinë për veprimtaritë në disa ministri, institucione, njësi qarku apo borde, në përputhje me parimet e vendosura më parë për arritjen e një marrëveshjeje të zgjerimit të shumicës.

Marrëveshja e arritur është garanci se kemi një shumicë që do të punojë për zgjidhjet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, trajtimin e pandemisë COVID-19 dhe krizën globale energjetike.”, ka shkruar Zaev.

You may also like