Zaev е quan të parealizueshme kërkesën për Komision Anketues për tragjedinë në Tetovë

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev nuk pranon që të formohet Komision anketues në Kuvend që është inicuar nga opozita, pa u kryer hetimet për tragjedinë e Tetovës. Ai arsyetohet se nuk duan t’i ikin përgjegjësisë, por thotë që fillimisht organet e hetuesisë duhet ta kryejnë punën e tyre.

“Nuk ikim nga transparenca dhe kontributi për t’u zbuluar të gjitha detajet që të jepen të gjitha përgjigjet për atë që ndodhi në Tetovë, si shkaqe për zjarrin, por ashtu si është rendi. Duhet të lëjmë njëherë që organet e hetuesisë ta bëjnë punën e tyre. Nuk mund përfaqësuesit politik të jenë bartës kryesor të hetimit. Kur të përfundoj hetimi, ajo do të publikohet dhe sigurisht që Parlamenti e ka atë të drejtë, të hapë debat anketuese përmes Komisionin Anketues që të bisedoj për të gjitha detajet dhe temat dhe t’i ftoj përfaqësuesit, të gjithë ata që janë të nevojshëm, të japin përgjigje”, deklaroi Zaev. /SHENJA/

You may also like