Zaccagni: Tre pikë të rëndësishme, tani të mendojmë për Juventusin

by admin
Spread the love

Mattia Zaccagni ka folur për “DAZN” në përfundim të ndeshjes së fituar 2-0 përballë Sampdorias: “Ishte shumë e rëndësishme që të merrnim tre pikët sot dhe tani mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Juventusit.

Zhvilluam një ndeshje të bukur, si në aspektin mbrojtës edhe në atë sulmues, ishim kompaktë. Shkoi shumë mirë gjithçka. Po e mbyllim në rritje kampionatin dhe duhet të jemi të kënaqur.

Duhet të vazhdojmë kështu dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Tifozët janë shumë të rëndësishëm sepse sot ishin lojtari i 12-të në fushë. Janë fantastikë dhe ne kemi nevojë për ta. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre të madhe”. / Oversport.tv

You may also like